Ozili humb nervat,  Xhaka bën rojen e sigurisë

Futbollistët e Arsenalit e filluan mirë ndeshjen me Evertonin, duke u vënë, shpejt, në avantazh, 1-0, në stadiumin “Gudison Park”, por rrjedha e lojës së të zgjedhurve të Arsen Vengerit mori tatëpjetën në fund të pjesës së parë, kur Kolmenti i Evertonit e barazoi rezultatin, kurse, më pas, ndodhi edhe rrëmuja në fushë dhe dhomat e zhveshjes.

Një nga më nervozët në fushë u tregua Mesut Ozil që u nxeh, si rrallë herë më parë, duke hyrë në një konflikt verbal me shënuesin e golit të Evertonit, ndërsa, më pas, ai shkoi edhe më larg. Për fat, pasi Ozili u gjend në mes të grupit të dëndur të futbollistëve, duke mos pasur shumë mundësi që të konfrontohej direkt me Kolmenin, aty pranë, u gjend Granit Xhaka që, në mënyrën e tij, u përfshi në rrëmujën e krijuar dhe, në fakt, arriti që ta qetësojë të gjithë situatën.

Sfidanti.al