Oreks djalli per Junajtid,  do 115 milionë sterlina për De Gean

Në kampin e Mançester Junajtidit po përgatiten për një “sulm” të ri nga ana e Realit të Madridit për shërbimet e portierit David De Gea. “Djajtë e kuq” kanë vënë një çmim prej 115 milionë sterlinash që do të duhet të paguajnë “mbretërorët”, nëse e duan De Gean në radhët e veta.

Perezi dhe Reali i Madridit kanë kohë që po e ndjekin portierin e përfaqësueses spanjolle, ndërkohë që, më 2015, transferimi i tij dështoi në momentet e fundit, për shkak të një gabimi administrativ. Sidoqftë, klubi gjigant madridas nuk heq dorë nga përpjekja për ta sjellë De Gean në “Santiago Bernabe”, por, që ta bëjnë këtë, duhet t’ia hapin mirë grykën “qesës” së vet dhe të paguajnë 115 milionë sterlina Nëse De Gea do të vendosë që ta vazhdojë kontratën me Junajtidin, atëherë, “djajtë e kuq” me siguri që do të kërkojnë shumë më tepër se 115 milionë sterlina.

Sfidanti.al