Ai e dini se cili lojtar ka luajtur më shumë ndeshje pa e fituar Champions-in?

Titulli në Champions-in evropian, pra, në konkurrimin më elitar midis klubeve, është një ëndërr e madhe e çdo futbollisti të madh. Por, megjithatë, ekziston një numër i madh futbollistësh të klasit botëror që kanë pjesë në këtë konkurrim, madje, kanë luajtur edhe një numër të madh ndeshjesh, por nuk kanë patur fatin që t’i gëzohen këtij trofe. Në krye të tyre, në mënyrë befasuese, ndodhet Zllatan Ibrahimoviçi që ka luajtur në 124 ndeshje, por që nuk ka pasur fatin as që të luajë në finale të Ligës së Kampioneve.

Xhanluixhi Bufoni, portieri i Juventusit, madje ka humbur tri herë në finale të LK-së dhe ndodhet në vend të dytë në listë me vetëm tri ndeshje më pak se Ibra. Në vend të tretë ndodhet Xhon Teri që, në fakt, e zotëron medaljen e kampionit evropian, por nuk luajti, për shkak pezullimi, në finalen mes Celsit dhe Bajernit të Mynihut, më 2012. Midis golashënuesve më të mirë, por pa titull, përsëri në majë ndodhet Ibrahimoviçi, por, kësaj here, në vend të dytë, pasi vendin e parë e mban Rud Van Nisterloj. Midis tragjikëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave ndodhen edhe dy futbollistë të Juventusit, Montero dhe Takinardi.

Sfidanti.al