Futbollisti i Juventusit, Kielini, ka shumë vite që është shtylla mbrojtëse e përfaqësueses së Italisë. Pas dështimit të kësaj të fundit që të kualifikohej për në Kupën e Botës Rusi-2018, ky mbrojtës 33-vjeçar konsideron se Italia nuk ka më lojtarë të denjë që të zëvendësojnë stoperat e tanishëm.
“Gjatë viteve të fundit, ne nuk kemi pasur asnjë stoper cilësor. Guardiola i ‘zhduku’ të gjithë mbrojtësit e vërtetë italianë. Unë nuk e mohoj se ai është një trajner i shkëlqyer, me një mendje fantastike, por atë u përpoqën që ta kopjojnë shumë trajnerë italianë dhe, kështu, gjatë 10 viteve të fundit, ekipet tona kanë humbur identitetin futbollistik italian. Nuk ka më mbrojtës të tillë si Maldini, Kanavaro, Nesta, Barezi, etj. Shpresoj që ne ta ripërtërijmë sistemin tonë dhe ta nisim nga fillimi”, tha Kielini.
Sfidanti.al