Mbasi e solli Luis Suarezin te Barcelona, Luis Enrike synon që ta marrë përsëri këtë futbollist uruguaian, por, kësaj radhe, te Celsi. Mbas humbjes poshtëruese 4-1 ndaj Uatfordit, Antonio Konte duket se po i afrohet largimit të tij nga Celsi, megjitëse, deri tani, këto janë vetëm spekulime. Sidoqoftë, atje ku ka tym, ka edhe zjarr, kështu që “terreni” për zëvendësimin e tij ka nisur të përgatitet; të paktën, kështu shkruan një pjesë e medias angleze, sipas së cilës, kandidat nr.1 për të zënë vendin e trajnerit të Celsit është ish-trajneri i Barcelonës Luis Enrike që ndodhet “pa punë” që nga sezoni i kaluar. Sidoqoftë, thuhet se një nga kushtet e tij është që në “Stemford Brixh” të sillet edhe sulmuesi aktual i Barcelonës, Luis Suarez.
Tani, duhet të pritet, nëse Barça do ta lëshojë futbollistin uruguaian dhe nëse vetë ky i fundit do që të luajë më Celsin, duke qenë se, në një pronocim të fundiit, ai ka deklaruar se në Angli atë e intereson vetëm Liverpuli.
Sfidanti.al