Eden Hazar është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit sot për sot, veçse pas pak ditës mund të provojë shijen e hidhur të disfatës. Çelsi i tij do të jetë përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve, dhe parashikimet janë për katalanasit, prognozë që e pranon edhe ylli belg. “Nuk jemi si vjet, ndërsa Barça duket e pathyeshme, – thotë ai, – por, është një duel me eleminim, me dy ndeshje, dhe nuk i dihet. Për këtë arsye është i bukur futbolli”.
Gjithsesi, Hazar bën një vlerësim të jashtëzakonshëm për Lionel Mesin, kur u pyet se “Barça është pa Nejmarin, por ka shumë lojtarë të tjerë, kush të jep më shumë frikë?” “Po ju e dini, – u shpreh numri 10 i Çelsit, – ata kanë një tip që nuk është i kësaj bote. Një i veçantë, një superklas. Gjithsesi, nuk do të jetë çështje thjesht e një lojtari, por e gjithë ekipit”.
Nuk mund të mungonte ngacmimi për një kalim të mundshëm tek Reali, aq më tepër që intervista e Hazarit ishte për gazetën “Marka”. “Në futboll nuk i dihet kurrë, – ishte përgjigja, – gjithsesi, jam i lumtur tek Çelsi dhe jam i përqëndruar maksimalisht për ekipin tim”.
Sfidanti.al