“Marka” zbulon  Luka Modriç shpresedhënësin  e Realit të Madridit

Afro një javë para ndeshjes së sezonit të Realit të Madridit, gazeta sportive spanjolle me tirazhin më të madh, “Marka”, bën një analizë të asaj se çfarë e pret atë në përballjen me PSZH-në në të 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampioneve. Sipas gazetës, “klubi “mbretëror” ka vetëm një shpresë dhe ajo është… Luka Modriç!

“Është një lajm shumë i mirë për Realin se Luka Modriçi ka arritur nivelin më të lartë të lojës së tij dhe ndeshja ndaj Levantes përbën një konfirmim të këtij fakti. Futbollistin kroat e gjeje në çdo cep të fushës, ai e mbante të mbërthyer ekipin pothujase vetëm, madje, edhe kur bëhet fjalë për një ekip të tillë. Për këtë arsye, mesfushori Luka Modriç është një shpresë e madhe e Realit”, shkruan “Marka”.

Reali në ndeshjen me PSZH-në do të luajë me përbërje të plotë, por, sidoqofttë, me një vetëbesim të lëkundur, për shkak të efektit negativ të rezultateve në La Liga, kur ai ndodhet 19 pikë mbrapa Barcelonës.

Sfidanti.al