Nukaslli kthehet me “ekspres” në Premier Ligë.. pas 365 ditësh

Nukaslli, përsëri, do të jetë pjesëtar i kampionatit më të fortë të Anglisë, kështu që ky klub i “Sent Xhejm Parkut”, mbas një viti pjesëmarrjeje në Campionship, u kthye, në mënyrë eksprese, në Premier Ligë. Trajneri Rafa Benitez arriti që ta kthejë shpejt Njukasslin në Premier Ligë, pasi ekipi i “çafkave” mundi në ndeshjen e fundit, 4-1, Prestonin, duke siguruar dy javë para promovimin në ligën më elitare angleze. Njukaslli, ndoshta, nuk realizoi ndonjë sezon të shkëlqyer, por qëllimin kryesor ai e përmbushi, duke arritur në elitën e klubeve angleze. Kështu, entuziazmi, mbas ndeshjes së fundit, ishte i madh, duke bashkuar në festime lojtarët dhe tifozët e këtij klubi të “Sent Xhejms Parkut”.

Sfidanti.al