Në fakt skuadra angleze e kishte blerë për vetëm 500 mijë funte në verën e vitit 2012 nga ekipi francez Lens. Por tri vite më vonë, Çelsea e largoi atë për në Borussia Moenchegladbach për 8 milionë euro.
Vëllai i vogël i Eden Hazard, Thorgan është shumë afër të rikthehet përsëri në klubin londinez për të luajtur së bashku me vëllanë e madh.
Mediat në Angli kanë shkruar se Antonio Conte është duke e ndjekur me vëmendje zhvillimin e talentit 23 vjeçar.Por tani Thorgan nuk mund të blihet për tetë milionë euro, pasi klubi i tij aktual Borussia Moenchegladbach e vlerëson 40 milionë euro, pesë herë më shumë se që e kishte blerë një vit më parë.
Thorgan ka zhvilluar 13 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar katër asistime. /Telegrafi/