Ju e dini sesi janë tifozët dhe sesi ata entuziazmohen apo dëshpërohen shumë lehtë. Shpesh, historia e klubit për ta është vetëm 2 apo 3 vjet, ndërsa në Angli po krijohet një “cunami” kundër Arsenalit duke argumentuar se “topçinjtë” kanë bërë nisjen më të keqe të kampionatit në historinë e tyre, pra në 118 vjet. Disa tifozë të zemëruar ndaluan makinën e trajnerit Mikel Arteta, duke e penguar që të largohej nga stadiumi “Emirejts”, e duke i kërkuar që të largohej nga posti. Në të vërtetë, duhet thënë se kemi të bëjmë me një teprim pasi mund të jetë nisja më e keqe në 118 vjet, por flitet për vetëm 2 humbje, dhe njëra prej të cilave ndaj një ekipi si Çelsi që ka shpenzuar nja 350 milionë euro për blerje lojtarësh këta dy vjet.
Sfidanti.al