Manaj “trullos” mbrojtësit në stërvitje, kur do t’i “trullosë” në fushë?!

Vazhdon të mbetet tek Barcelona dhe ndoshta mund të mos largohet deri në 31 të verës së tretë. Rej Manaj po jeton ëndrrën, pasi nuk është gjë e vogël të veshë fanelën e Barcelonës një futbollist shqiptar, aq më tepër që këta sezone është abonuar me ligën e dytë dhe të tretë spanjolle. Gjithnjë, trajneri Ronald Kuman ka zgjedhur ta lerë në stol sepse ka në ekip Depain, Grizmanin e Brejthuejtin, dhe Manaj po mjaftohet me spektaklin në fushën e stërvitjes. Së fundmi, shënoi një gol të bukur duke “trullosur” Samuel Ymtitinë, kampionin e botës me Francën. Mbetet të shohim se kur lushnjari do të “trullosë” mbrojtësit kundërshtar në La Liga. Ndoshta që javën e ardhshme sepse Depai ka një dëmtim.

Sfidanti.al