Nuk është se mungojnë admiruesit për të, por gjithsesi duket se planet ndryshojnë. Lajmet në media ishin që Harri Kejn dhe Reali i Madridit ishin shumë pranë, dhe se duhej krijuar “simbioza” me Totenhemin për të realizuar transferimin. Klubi spanjoll ishte gati të hidhej për kapitenin e Anglisë, dhe shifrat fliteshin nga 80 deri në 100 milionë euro. Ndërkaq, në lojë ka hyrë Kilian Mbape që ka vendosur të mos rinovojë me Paris SG. Reali ndoshta e synon këtë verë, ndërsa Kejn mbetet “me gisht në gojë” sepse nuk e merr dot as Mançester Junajtidi, pasi Totenhemi nuk ka dëshirë.
Sfidanti.al