Presidenti Makron gati të lobojë për të mbajtur Mbapenë tek PSG-ja!

Në një krah është mamaja e sulmuesit që po bisedon me klubin kryeqytetas për të ardhmen e djalit të saj. Ndërkaq, në “fushë” ka hyrë edhe presidenti i Francës, Manuel Makron, i cili padyshim është gjatë gjithë kohës në fushatë elektorale. Premtimi i tij është se do të përdorë ndikimin që ka për lobim që Kilian Mbape të mbetet tek Paris SG. Sulmuesi 24-vjeçar, nënkampion i botës dhe Këpuca e Artë e Botërorit të fundit, ka deklaruar se do të vazhdojë në “Parkun e Princave” deri në 2024, por nuk do ta rinovojë kontratën deri në 2025.

Sfidanti.al