Ekipi gjingat i Old Trafordit, Mançester Junajtid, hyri në këtë sezon me ambicie të mëdha dhe për këtë flasin edhe përforcimet që ai mori, pas këmbënguljes së trajnerit të tij, Zhoze Murinjo: Zllatan Ibrahimoviç, Pol Pogba, Henrik Mhitarian dhe Erik Bejli. Por, megjithatë, “djajtë e kuq” po arrijnë rezultate mjaft të ndryshueshme dhe më shumë kjo është ndjerë në Premier Ligë, kur lideri i kësaj të fundit, Çelsi, u ka ikur atyre nëntë pikë para, ndërkohë që edhe Arsenali i vendit të katërt ka gjashtë pikë më shumë sesa ManU-ja.
Një situatë e tillë, sigusht, që nuk mund t’i kënaqë drejtuesit e ekipit të Junajtidit dhe që, gjithnjë e më shumë, po e humbasin durimin, duke qenë se klubi i tyre është shumë larg situatës, kur këtë ekip e drejtonte ser Aleks Fergusoni që, vazhdimisht, fitonte trofe dhe, të paktën, ishte midis tre ekipeve kryesorë në Premier Ligë.