“Mbretërimi” i Konor Mekgregorit si i pari sportist i arteve marciale të përziera me njëkohësisht dy tituj në kampionatin UFC nuik zgjati më shumë se dy javë. Irlandezi u detyrua të hiqte dorë nga brezi i artë në peshën e mesme, më pak se 20 ditë që nga fitorja e shkëlqyer në peshën e lehtë ndaj njujorkezit Edi Alvarez. Mekgregor u shpall kampion i botës në peshën e mesme në UFC në vitin 2015, por sipas rregullave të federatës, ai duhej të kishte pasur aktivitet. Kjo ishte edhe arsyeja që brezi iu hoq, pasi nuk ka pasur ndeshje prej një viti.
Kjo do të thotë se rivali i mundur nga irlandezi, Hoze Aldo, do të jetë që tani e tutje kampioni, dhe Mekgregor duhet ta mundë përsëri për t’i marrë titullin. Ndeshja për brezin e artë mes tyre u zhvillua dhjetorin e kaluar, ndërsa kalendari përcakton që do të ketë fillimisht një ndeshje plej ofi mes Maks Hollouejt dhe Entoni Petisit, dhe fituesi do të ndeshet me Hoze Aldon në 2017.