Murinjo do ta “grabisë” Sançezin para hundës së Guardiolës!

Mediumet anglezë publikuan, dje, një lajm “bombë” se Mançester Junajtidi do të përpiqet, gjatë janarit të ardhshëm, të sigurojë shërbimet e yllit të Arsenalit, Aleksis Sançez. Në fakt, Sançezi, gjatë kësaj vere, ishte pranë transferimit te Mançester Siti, por Murinjo do të përpiqet që t’ia “grabisë” atë Guardiolës para hundës!

“Djajtë e kuq” janë gati që të paguajnë 25 milionë sterlina që ta marrin Sançezin gjashtë muaj para skadimit të kontratës. Sançezi qëndroi në “Emirati”, ndërkohë që kontrata e tij skadon në fund të sezonit, por “topçinjtë” duhet ta shesin atë në janar, nëse duan që të fitojnë ndonjë “pare të madhe” nga shitja e tij. Gazeta “Sun” vinte në dukje, dje, se, në janar, do të zhvillohet një luftë e ashpër mes dy klubeve të Mançesterit për sigurimin e shërbimeve të këtij futbollisti të shkëlqyer kilian.

Sfidanti.al