Duket qartë se Liverpuli ka pësuar një rënie të madhe në formën e tij, pasi nuk ka arritur të fitoi dot në katër ndeshjet e fundit dhe kritikat më të forta po bëhen në adresë të sulmit të këtij ekipi. Liverpuli, në ndeshjen e fundit, humbi 2-0 nga Lester Siti, duke u eliminuar nga Kupa e Ligës së Anglisë. Në fakt, “të kuqtë” e dominuan këtë ndeshje, duke e zotëruar topin në 70 për qind të ndeshjes, ndërsa e goditën portën e Lesterit 21 herë, por nuk arritën që ta tundnin, të paktën, një herë rrjetën e portës së kundërshtarit. Fundjavën e kaluar, sikurse dihet, Liverpuli, përsëri dështoi, në Premier Ligë, duke arritur vetëm një barazim 1-1 në “Enfild” kundër Barnlit modest. Në atë ndeshje, Liverpuli e zotëroi topin 71 për qind, ndërsa e goditi topin me 35 shuta, por, duke shënuar vetëm një gol!
Skurse del, në dy ndeshjet e fundit, Liverpuli arrin ta dalë mirë në sulm dhe të vihet në pozicione gjuajtjeje, madje e ka goditur portën e kundërshtarit 56 herë, por, duke shënuar vetëm një gol dhe duke i krijuar dhimbje të mëdha koke trajnerit gjerman, Jyrgen Klop.
Sfidanti.al