Tanimë, nuk ka asnjë dilemë se Reali i Madridit ndodhet në një minikrizë dhe këtë e tregojnë rezultatet e ndeshjeve te fundit, sidomos, ajo që ekipi “mbretëror” humbi, mbrëmë, 0-1 ndaj Realit të Betisit dhe, tani, ndodhet shtatë pikë mbas rivales së përjetshme, Barcelonës, në tabelën e klasifikimit të Primerës. Por, pavarësisht, nga një situatë e tillë, trajneri i Realit, Zidane, thotë se ka ende shumë kohë që të korrigjohen gjërat.
“Nuk mendoj se situata është delikate. Po, është e saktë se ne po humbasim pikë, por rrruga deri në fund është shumë e gjatë. Ne do të punojmë me forcë dhe nuk do të lejojmë që të na ulet morali, për shkak të tri ndeshjeve që ne i kemi luajtur keq në fillim të këtij sezoni. Thjesht, ne nuk kemi pasur fat që të shënojmë. Unë jam trajner dhe më takon mua që ta qetësoj situatën. Tani, na duhet që të përqëndrohemi te ndeshja e ardhshme. Nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme”, vuri në dukje Zidane,
Sfidanti.al