Zhoze Murinjo e fitoi betejën për sigurimin e firmës së Alvaro Moratës, ndërkohë që gazeta “Marka” publikon një hollësi sesi “speciali” arriti që t’ia mbushte mendjen sulmuesit spanjoll që ai të vinte në “Old Traford”, kështu që, shumë shpejt, Morata do të shpërngulet për në Mançester dhe do të behet “djall i kuq”. Morata, në fakt, ishte objektiv i disa klubeve, midis tyre edhe të Milanit dhe të Celsit, por “djajtë e kuq” arritën që të siguronin firmën e tij.
“Speciali” e mori në telefon Moratën dhe i tha: “Hajde tek unë, do të jesh pjesë e rëndësishme e ekipit!” që, sipas “Markës”, e bindën Moratën që të shkonte në “Old Traford”. Sulmuesi spanjoll, vitin e kaluar, u kthye në “Santiago Bernabe”, por më shumë ai ka qenë rezervë sesa ka luajtur, duke u vendour në plan të dytë, megjithëse, kur i jepej shansi që të luante, ai ka treguar një formë mjaft të mirë, duke shënuar më shumë gola sesa edhe Karim Benzema.
Sfidanti.al