Pep Guardiola u detyrua të anulonte një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së radhës në Premier Ligë, sepse pati një test “jo përfundimtar” për koronavirus. Fillimisht, u dyshua që ai mund të ishte pozitiv, por kjo nuk mund të pohohej me saktësi dhe garanci, ndaj edhe trajneri i Mançester Sitit mori masa për të mos takuar njeri. Me gjasë, Pepi mund të jetë ekspozuar ndaj rrezikut gjatë udhëtimit për në Barcelonë, për të qenë i pranishëm në konferencën për shtyp ku Kun Aguero lajmëroi lënien e futbollit. Premier Liga është goditur fuqishëm këto ditë nga një valë e re e koronavirusit, dhe 50-vjeçari mund të jetë një nga “kostot” e radhës, ndonëse Mançester Siti do ta luajë ndeshjen e tij, ashtu si edhe Liverpuli apo Çelsi.
Sfidanti.al