Duket se Tibo Kurtoa është i vendosur që të largohet mbas shtatë vitesh me Çelsin. Ka kohë që ky portier shumë i mirë belg është kapur nga “radarët” e disa klubeve të mëdhenj, midis të cilëve më këmbëngulës është Reali i Madridit, por, megjithatë, “blutë” e Londrës nuk duan që ta lëshojnë atë. Edhe vetë Kurtoa do që të ikë nga klubi londinez, thotë agjenti i tij, sipas të cilit, ai u ka thënë disa herë njerëzvë që drejtojnë Çelsin se largimi i tij është zgjidhja më e mirë.
Sikurse e thamë më lart, edhe vetë Kurtoa do që të ikë nga Londra dhe të shkojë në Madrid, ku ai ka edhe familjen, kështu që, sikurse thotë agjenti i Kurtos, Kristof Henrotaj, Çelsi tanimë e ka para ofertën dhe ai vetëm se duhet ta pranojë atë.
“Çelsi do të dëmshpërblehet dhe ai do të ketë mundësi që të sjellë një portier tjëtër të mirë. Sepse, verën e ardhshme, kur Tibos do t’i mbarojë kontrata, këtij klubi do t’i duhet patjetër që të gjejë një portier tjetër”, tha agjenti i mësipërm.
Sfidanti.al