Morata shpreh mirënjohjen; shkova te Chelsea për trajnerin Antonio Conte

Alvaro Morata nuk e fsheh mirënjohjen ndaj trajneirit Antonio Conte me të cilin ka punuar edhe në periudhën kur ishte pjesë e Juventusit. Në një intervistë për ‘Daily Mail’ ai tregoi se cfarë e bindi atë që të transferohet në Stamford Bridge. ‘Këtë verë mora shumë oferta por biseda më e rëndësishme që bëra ishte ajo me Antonio Conten, pasi ai më donte në skuadrën e tij-tha Morata-unë i detyrohem shumë. Më kërkoi te Juventus dhe  më pas mori drejtimin e Italisë. Kur mora vesh që ishte i interesuar të më sillte në Londër, nuk u mendova 2 herë dhe bëra gjithcka që të bëja realtet këtë transferim’. Morata theksoi gjithashtu se një tjetër motiv që e bëri atë të largohej nga Madridit ishte edhe mundësia e aktivizimit si ttiullar në Botërorin e vitit 2018. Për të është i rëndësishëm aktivizimi i shpeshtë, pasi i jepet më shumë mundësi për të shënuar gola dhe si pasojë rriten shanset për të qenë në formacionin e përfaqësueses në Kupën e Botës.

sfidanti.al