Bruna Marquezine, koment i hidhur për Neymar: U dashurova me personin e gabuar

Bruna Marquezine, ish e dashura e Neymar nuk e harron sulmuesin aktual të Paris Saint Germain dhe e përmend pas përfundimit të një feste. Vetëm se këtë radhë komenti i bërë prej saj nuk ka qenë fort pozitiv për 25 vjecarin. Aktorja dhe modelja braziliane në një postim në Snapchat publikoi një video të shoqëruar me frazën: ‘U dashurova me personin e gabuar’. Bruna Marquezine dhe Neymar kanë pasur një lidhje në 2012-2017 sigurisht me një periudhë ndarje mes tyre gjatë kësaj kohe. Komenti i saj u bë pak muaj pas ndarjes përfundimtare me Neymar, ndërkohë që ajo festonte ditëlindjen e një koleges së saj, aktores Tata Werneck.

sfidanti.al