Është folur shumë për Thomas Muller dhe problemet e krijuara te Batyerni në lidhje me situatën e tij. Futbiollisti bavarez kohët e fundit nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin dhe raportet e tij me trajnerin Ancelotti nuk kanë qenë të mira. Megjithatë duket se ai nuk ka ndërmend të braktisë bayernin e Mynihut në asnjë moment edhe pse është tunduar jo pak nga kjo ide, sic e pohon vetë Muller në intervistën e tij për revistën ‘Kicker’. Përpara pak kohësh arrita në një pikë që mendova mundësinë e kalimit te Manchester United-tha Muller-por drejtuesit e Bayernit më bënë të kuptoja se isha i rëndësishëm për skuadrën dhe se i përkisja këtij ekipi kështu që nuk mendova më për asgjë tjetër’. Muller ka luajtur 400 ndeshje me fanelën e Bayernit dhe ka një kontratë me të deri në vitin 2021 dhe e ardhmja e tij duket se është ende në Bavari.’Nuk e mendoj se mund të ndodhë ndonjë gjë e madhe në të ardhmen-tha Muller-këtu ndihem shumë mirë, kam avantazhin se kam qëndruar te Bajerni gjatë gjithë karrieres sime, një klub i cili ndryshe nga skuadrat e tjera të mëdha evropiane është rritur në mënyrë nayrale dhe ka një mentalitet të vecantë’.
sfidanti.al