De Gea zhgenjen Realin e Madridit; vendos të qëndrojë te Man.United

David De Gea zhgënjen totalisht tifozët e Realit të Madridit. Portieri i përfaqësueses spanjolle pët të cilin mendohej se e ardhmja i rezercvoi kalimin te kampionët e Evropës, duket se ka vendosur të zgjasë kohën e qëndrimit të tij te Manchester United. Këtë e tregon fakti se De gea dhe e fejuara e tij, Edurne kanë ndërruar banesë duke e lënë vilën që kishte në Cheshire dhe që kishte një vlerë prej 3.85 mln Paund. Konfirmimi i këtij lajmi vjen nga persona që janë shumë pranë ciftit që qetësuan tifozët e Manchester United. Mësohet se De Gea fillimisht vendosi që të japë vilën e tij me qera me 12 mijë Paund në muaj, por më pas ndërroi mendje dhe vendosi që ta nxjerrë atë në shitje.

sfidanti.al