Zhoze Murinjo, gjithnjë, e ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij, nëse ndonjë nga futbollistët nuk i ndjek rekomandimet e tij, madje edhe kur bëhet fjalë për yje të mëdhenj, sikurse është rasti i Pol Pogbas. Media angleze shkruan se Pogbas, për shkak të një dëmtimi, do t’i duhet që të mos luajë 4-6 javë, ndëra thuhet se, me këtë rast, është nxehur trajneri i tij, Zhoze Murinjo. Vetkuptohet, shkak nuk është dëmtimi i futbollistit francez, por mosbindja që ka treguar Pogba që, para katër muajve, kishte marrë një këshillë nga mjeku i ekipit të Mançester Junajtidit që të aplikonte një regjim të veçantë që atij t’i forcohej muskuli që ai kishte dëmtuar.
Murinjo është i nxehur, pasi ky lojtar mjaft i rëndësishëm për të nuk i ka ndjekur këshillat që atij i kishte programuar mjeku i ekipit dhe se më shumë ai kishte dëgjuar fizioterapistin e tij personal, rekomandimet e të cilit ishin në kundërshtim me ato që atij i kishin dhënë mjekët e Junajtidit që i kishin thënë atij se masazhi që ai po i bënte muskulit të dëmtuar, po e bënte atë më të brishtë për dëmtimet e ardhshëm.
Sfidanti.al