Tanimë është bërë e qartë se mesfushori gjerman Mesut Ozil nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Arsenalit, Unai Emeri, që rrallë herë po i shfrytëzon kohët e fundit shërbimet e këtij futbollisti që, në fakt, është më i paguari në këtë klub londinez. Ozili, ç’është e vërteta, është larg formës së tij të mirë dhe nuk po e justifikon pagën e madhe që merr nga “topçinjtë”.
Duket se Ozili nuk është në gjendje që përshtatet me sistemin e trajnerit Eneri që kërkon nga lojtarët e vet presing të pandëprerë dhe vrapim gjatë të gjithë kohës.
Paga e lartë do të jetë i vetmi problem gjatë shitjes së Ozilit 30-vjeçar që shtë ndër më të paguarit në Premier Ligën angleze.
Sfidanti.al