Mançester Siti në telashe? Mund të bllokohet në merkaton e transferimeve

Quhet Benxhamin Garre, është sulmues i majtë dhe ka vënë Mançester Sitin në telashe të mëdha. Klubi i saposhpallur kampion i Anglisë rrezikon të ndëshkohet me bllokim të merkatos për nënshkrim të kontratave me minorenë në mënyrë të paligjshme. Sipas ‘The Telegraph’, citizens në vitin 2016 nënshkruan me Benxhamin Garre një ditë para se futbollisti të mbushte 16 vjec dicka që bie ndesh me normat e FIFA. Velez, skuadra ku aktivizohej fillimisht Garre’, e denoncoi skuadrën e Mançester Sitit.

Ky i fundit u justifikua me faktin se nënshkroi me futbollistin minoren duke qenë se ai zotëronte pasaportën italiane, por kjo duket se vlen vetëm për klubet evropiane. Cështja do të gjykohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv me Mançester Sitin që rrezikon të ndëshkohet edhe me një gjobë të majme përveçse bllokim të merkatos së transferimeve. Ndqërkaq, Benxhamin Garre vazhdon të jetë pjesë e Citizens dhe aktivizohet te ekipi i të rinjve me të cilin ka shënuar 6 gola në 22 ndeshje të luajtura.

sfidanti.al