Mançester Siti, Liverpuli dhe Çelsi nisin me rekord në Premier Ligë

Me ndeshjen mes Arsenalit dhe Lesterit (3-1) u mbyll raundi i 9-të i Premier Ligës. Mançester Siti dhe Liverpuli ndajnë vendin e parë me 23 pikë, të ndjekur nga Çelsi me 21 pikë. Interesante, në këtë rast, është këta tre ekipe, që nga fillimi i këtij sezoni, ende nuk kanë pësuar asnjë humbje në Premier Ligë, një situatë që ka ndodhur në të kaluarën dy herë, në sezonin 1978-79 e 1990/91 dhe për t’u theksuar është fakti se një nga ekipet që ka bërë pjesë në këto treshe në ato dy sezone, ka fituar Premier Ligën
Në raundin e 10-të, ndeshjen më të vështirë e ka Siti që do të ndeshet si vizitor me Totenhemin, kurse Çelsi do të vizitojë Barnlin dhe Liverpuli do të presë Kardifin.
Sfidanti.al