Portieri legjendar spanjoll, Ikar Kasijas (37 vjeç), konsideron se portierët më të mirë në botë, momentalisht, janë slloveni Jan Obllak i Atletikos së Madridit dhe gjermani Mark-Andres Ter Shtegen i Barcelonës.
“Me të vërtetë, kur bëni një analizë të portierëve në planin global, del se Jan Obllak dhe Andres Ter Shtegen janë më të mirët” shkroi në tëiiterin e tij Kasijasi, portier kohëgjatë i Realit të Madridit dhe i përfaqësueses spanjolle, ndërkohë që tani mbron portën e Portos.
Portieri 25-vjeçar i Atletikos, Obllak, ka pësuar vetëm pesë gola që nga fillimi i sezonit të La Ligës, kurse Ter Shtegeni (26 vjeç) e impresionoi botën me pritjet e tij të jashtëzakonshme në ndeshjen e fundjavës së kaluar që Barcelona e fitoi 4-2 kundër Seviljes.
Sfidanti.al