Federata Angleze e Futbollit mund të dënojë edhe Pep Guardiolën për cështjen ‘Bernardo Silva’ me trajnerin katalanas që doli në mbrojtje të futbollistit të tij për një postim të dyshuar me tone raciste në Tëitter për shokun e tij të skuadrës, Benxhamin Mendi.
Vetë futbollisti është vënë nën akuzë nga qeveria e futbollit anglez për sjellje jokorrekte dhe rrezikon të dënohet deri në 6 ndeshje pezullim, dicka që mund ta pësojë edhe vetë trajneri I kampionëve të Anglisë për disa fraza të thëna teksa I doli në mbrojtje Bernardo Silvës.
‘Bernardo është një dër personat më të mirë që kam njohur në jetën time-tha Guardiola-flet 4-5 gjuhë dhe kjo është mënyra më e mirë për të kuptuar një person me mendje të hapur. Mendi ëshyë një prej miqve të tij më të mirë, është si një vëlla për të. Imazhi në postim nuk I referohet ngjyrës së lëkurës. Postoi një foto të Benxhamin kur ishte I vogël dhe e lidhi me atë vizatim që ishte shumë I ngjashëm me të’.
Ishte ai postim një shaka e Bernardo Silvës, por që po shkon deri në gjykatë. ‘Tani një person nuk mund të bëjë as edhe një shaka me një mikun e tij-shkroi Bernardo Silva në një postim të dytë në Tëitter pasi kishte fshirë atë të parin. Gjithsesi portugezi do të ndërmarrë veprimin e tij dhe do të bëjë apelimin, por pasi të jepet vendimi, ashtu sikurse edhe trajneri I tij.
Sfidanti.al