Lajmet e para ishin që pagesa vjetore e tij tek Çelsi do të arrinte në 350 000 paundë stërlina në javë. Gjithsesi, mediat angleze shkruajnë se sipas klauzolave në kontratë, Romelu Lukaku mund të fitojë 450 000 paundë stërlina në javë, dhe kjo shifër e re do ta bënte sulmuesin belg më të paguarin në Premier Ligën angleze. Deri para ardhjes së tij (dhe sqarimit të çështjes së rrogës), në krye të kësaj liste ishte Kevin De Brujn i Man. Sitit me 385 000 paundë stërlina në javë, i ndjekur nga Xhek Grilish me 380 000 bashkë me bonuset, ndërsa pas tyre vinin De Gea i Man. Junajtidit me 375 000, Obamejang i Arsenalit me 350 000, Stërling i Sitit me 300 000 dhe Pol Pogba i Junajtidit me 270 000 paundë stërlina në javë.
Sfidanti.al