Ende nuk ka qartësi në disa prej skuadrave, dhe kjo për shkak të efektit “domino”. Largimi i një lojtari mund të bëjë që të lëvizë edhe dikush tjetër, siç mendohet se ndodh nëse Mbape ikën nga Paris SG e vendin e tij pritet ta ketë Kristiano Ronaldo. Nëse Maurisio Poçetino ndihet i qetë (për momentin), nuk mund të thuhet kjo për Masimiliano Alegrin. Trajneri i Juventusit, sipas mediave italiane, e ka bazuar sulmin e ekipit të tij tek dyshja Ronaldo-Dibala, por pikërisht për shkak të skenarit të mësipërm duhet të jetë i paqetë. Alegri ka folur me CR7-ën dhe i ka thënë se prej tij pritet më shumë se 3 vjet më parë, jo për golat, por për udhëheqjen në ekip. Në miqësoren ndaj Barcelonës u duk se Kristiano e kishte dëgjuar trajnerin e tij, por si i bëhet nëse largohet?
Sfidanti.al