Liverpuli me Van Dajkun, Matipin e Gomezin, ndoshta edhe me Tilemansin!

Trajneri Jurgen Klop është i kënaqur që të dëmtuarit e sezonit të kaluar tashmë po kthehen. Virgil Van Dajk, Zhoel Matip, Xho Gomez dhe Trent Aleksandër-Arnold janë në stërvitje dhe besohet për pak javë do të jenë në formën e tyre më të mirë. Mungesa e kaq shumë mbrojtësve shkatërroi shpresat e Liverpulit për të mbrojtur titullin në Premier Ligë e për të luftuar për Champions, por edicioni tjetër mund të jetë i ndryshëm. Ndërkaq, të kuqve u duhet një mesfushor pas largimit të Gini Vajnaldumit tek Paris SG. Saul Nigez preferon Barcelonën dhe Klopi mund të jetë i detyruar të shpenzojë më shumë, rreth 70 milionë euro e më shumë (në krahasim me 40 për Saulin) që të marrë mesfushorin e Leisterit dhe të Belgjikës, Juri Tilemans, që pëlqen një kalim në “Anfild”.

Sfidanti.al