Pak javë më parë, tifozët e bluve të Liverpulit patën pakënaqësi të madhe, madje disa edhe protestuan ashpër për emërimin e Rafa Benitezit si trajner të ekipit të tyre të zemrës. Benitez ka qenë teknik i Liverpulit, ndërsa ka qenë shpotitës ndaj Evertonit, prandaj tifozët nuk e duan, por klubi e mori vendimin dhe duket se kështu po bën edhe Atletiko e Madridit. Drejtuesit, si dhe trajneri Simeone, duan një sulmues për të qenë dhe ky mund të jetë Antuan Grizman. Nga ana tjetër, Barcelona dëshiron një mesfushor të fortë, por edhe që të largojë francezin sepse ka rrogë të lartë. Kusht për presidentin Laporta është ulja e shpenzimeve të rrogave për të mbajtur Mesin në ekip. Sipas “El Mundo Deportivos” bisedimet po ecin normalisht dhe mund të ketë një shkëmbim mes Grizmanit dhe mesfushorit të Atletikos, Saul Nigez, që e kërkon edhe Liverpuli.
Sfidanti.al