Më të shumtit prej tyre ndodhen në Angli. Klubet e futbollit në ishull janë ata me vlerën më të madhe financiare për këtë sezon, dhe ky është përfundimi i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive me qendër në Zvicrër. Renditjen e kryeson Liverpuli, kampion në fuqi i Europës, që vlen mbi 1.4 miliardë euro, i ndjekur nga Mançester Siti po i Anglisë, që vlen rreth 40 milionë euro më pak. Pas tyre janë dy gjigandët spanjollë, Barcelona e Reali i Madridit.
Mbi 1 miliardë euro vlerë kanë edhe dy klube të tjerë anglezë, Çelsi e Mançester Junajtidi, ndërsa në 10-en e parë janë Paris Sen Zhermeni i Francës, Atletiko e Madridit, Totenhemi i Londrës dhe Juventusi. Llogaritja e vlerës së klubeve bëhet e bazuar në moshën e lojtarëve, paraqitjen e skuadrës në fushën e lojës, vlerën ekonomike të klubit, borxhet dhe inflacionin. Klubet e Premier Ligës angleze zakonisht janë në vend të parë, sepse vlera e lojtarëve është e lartë, dhe sepse të ardhurat nga e drejta televizive janë më të mëdha sesa në kampionatet e tjerë të Europës.
Sfidanti.al