Liverpul, kështu si je katandisur, nuk të bën punë as VAR-i

Tre vendime me ndihmën e teknologjisë (VAR) u morën në stadiumin “Anfild” dhe dy të parat ishin në favor të Liverpulit. Kjo sidoqoftë, nuk e ndihmoi skuadrën e shquar që të kalonte pengesën e quajtur “Uest Brom”, duke u eleminuar që në turin e katërt të Kupës së Anglisë. Pavarësisht fitores 4-3 ndaj Mançester Siti, ekipi i Klopit po tregon që nga ajo ndeshje, anën tjetër të medaljes.

Dobësi të mëdha në mbrojtje, gati qesharake, edhe pse erdhi mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Van Dajk. Largimi i Kutinjos duket se ka prishur shumë punë dhe Klopit do t’i duhen përforcime tani në janar për të mos rrezikuar kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm.

Uest Brom fitoi 3-2, pasi u ndodh në humbje 0-1, por pasi ktheu rezultatin në 3-1. Firmino e Salah realizuan për vendasit dhe Xhej Rodrigez dy herë, si dhe autogoli i Zhoel Matipit ishin për miqtë. Gjyqtari anuloi një gol të Uest Bromit duke iu drejtuar VAR-it, pastaj i dha penallti Liverpulit po me VAR (e humbi Firmino), ndërsa akordoi si të rregullt rrjetën e tretë të miqve, pas autogolit të Matipit.

Sfidanti.al