Afron Botërori i MotoGP, Suzuki zbulon motorin GSX-RR

Suzuki prezanton motorin e ri në prag të Botërorit të MotoGP. Aleks Rins dhe andrea Janone do të jenë ata që do të garojnë për skuderinë japoneze e cila e zbuloi mjetin e ri GSX-RR në Sepang të Malajzisë. Optimizmi te Suzuki është i madh dhe këtë e shprehu Davide Brivio, menaxheri i skuadrës.

‘Jemi vërtet optimistë-tha Brivio-nuk e fshehim, 2017 ishte vit i ndërlikuar për ne, por sic ia kam thënë edhe skiadrës, vështirësitë sjellin edhe dicka të dobishme. Besoj se kemi mësuar shumë në tentativën për të punuar mbi motorin dhe për t’u përmirësuar si grup pune’.

Edhe Andrea Janone theksoi se pret shumë nga kjo aventurë e re.

‘Pushimet dimërore ishin pozitive për ne-tha Janone-kam punuar shumë për t’u përmirëzuar në aspektin fizik dhe mendoj se jam në gjendjen më optimale. Malajzia është vendi ideal për të kuptuar me të vërtetë sesi jam. Objektivat? Të përmirësohemi ndjeshën në krahasim me vitin e kaluar hap pas hapi. Pasi identifikuam problemet kryesore të shfaqura gjatë 2017 krijuam një bazë të mirë teknike për të qenë në 5 vendet e para të çdo gare

sfidanti.al