Liverpool kampion, Manchester City do t’i bëjë tunelin e nderit

Manchester City do të presë të enjten Liverpoolin në Etihad Stadium në ndeshjen e radhës së Premier League. Do të jetë sfida e parë e The Reds pas fitores së titullit kampion të Anglisë që erdhi pas 30 vitesh pritje dhe Manchester City do ta nderojë skuadrën e Klopp gjë që e konfirmoi edhe trajneri i Citizens, Pep Guardiola.

‘Sigurisht që do të bëjmë tunelin e nderit për Liverpoolit-tha Guardiola-do ta presim kur të vijë në shtëpinë tonë dhe do ta bëjmë këtë nderim sepse e meriton’.

Liverpooli e siguroi matematikisht titullin kampion të Anglisë pas humbjes së Manchester City në Stamford Bridge ndaj Chelseat me rezultatin 2-1 ditën e enjte.

Sfidanti.al