Katër fitore rradhazi dhe, tani, te Lesteri të gjithë janë të qetë dhe, pak a shumë, të sigurt në vetvete. Ekipi ka gjetur një Kante të ri dhe, qysh tani, kanë filluar që të vijnë oferta… Vilfred Ndidi shënoi një nga golat në javen e fundit të Premier Ligës angleze. Ai po luan shkëlqyeshëm, kështu luajti edhe në ndeshjen e fundit ndaj Stok Sitit, ndërkohë që Lesteri po e përmirëson formën e vet, nga ndeshja në ndeshje, duke iu larguar, tanimë, zonës së rrezikshme, nga ku bihet në divizionin e parë. Ky futbollist i ri nigerian erdhi te Lesteri, dukë zëvendësuar N’Golo Kanten, ndërsa interesant është fakti se, para se të vinte në këtë klub, ai kishte refuzuar ofertat nga Arsenali, Sauthemptoni dhe Hamburgu. Në fakt, Lesteri ishte i pari që arriti deri tek ai, qysh para 18 muajsh.“
Atëkohë, askush nuk interesohej për të, skautët tanë e gjetën atë te Genku, para se ai të binte shumë në sy”, thonë, tani, në Lester. Shkaku që ai refuzoi klubet e mësipërm, është i qartë. Ai është vetëm 20 vjeç dhe dëshiron që të luajë. Genku i vuri një çmim prej 17 milionë eurosh dhe Lesteri e pagoi këtë shumë, janarin e kaluar, duke ia marrë, para hundës, këtë futbollist Arsenalit, qysh në ditën e parë të sezonit dimëror të transferimeve. Megjithatë, tani, në Lester kanë frikë se nuk do të mund ta mbajnë Ndidin, pasi ai, me siguri, që do të dojë më shumë para dhe do ta ketë të vështirë që t’i kundërshtojë ofertat.
SFIDANTI.al