Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, në ndeshjen e fundit me Granadën, në një rast, humbi nervat, duke hyrë në një duel verbal me lojtarin kundërshtar Andreas Pereira. Në min. e 77-të të ndeshjes, Rakitiçi, duke menduar se nuk kishte bërë asgjë që atij t’i jepej kartoni i verdhë, pasi lojtari kundërshtar, sipas tij, kishte aktruar rënien në fushë, humbi nervat dhe e ofendoi lojtarin e Granadës.
“Do të bini, do të bini nga liga e parë. Bir kurve, sezonin tjetër do të luani në ligën e dytë!”, ishtë mesazhi i lojtarit kroat që rrallë herë e humbet toruan në fushë. Në fakt, Rakitiçi edhe mund të ketë të drejtë, pasi Granada, në tabelën e Primerës, nuk është shumë pikë larg vendit, nga ku bihet në ligën e mësposhtme. Sidoqoftë, Andreas Pereira është dhënë hua te Granada nga Mançester Junajtidi dhe, në sezonin e ardhshëm, ai do të kthehet në “Old Trafford”.
sfidanti.al