Leonardo Ulloa nuk është më zgjedhja e parë e trajnerit Ranieri tek Leiçesteri. Nëse në sezonin përrallor në të cilin fituan edhe trofeun e kampionit të Premier Ligës, ishte një nga protagonustët falë edhe golave të tij, tani gjërat kan ndryshuar në një sens të pakëndshëm. Futbollisti argjentinas në këtë sezon ka arritur të grumbullojë vetëm 12 prezenca në Premier dhe jo më shumë se 240 minuta. Ndaj edhe prokuratori i tij, Horacio Rosi ka shprehur pakënaqësinë për këtë situatë:
“ Jemi të lodhur dhe të sfilitur nga gënjeshtrat e Ranierit dhe Jon Rudkin ( drejtori sportiv i Leiçesterit). Ata duan që Ulloa të mbetet në ekip si sulmuesi i katërt ose i pestë, ndërsa ishte tepër i rëndëishëm në dy vitet e kaluara. Apo të mos flasim për sezonin e kaluar kur u shpallëm kampionë. Leonardo është tepër i bindur për ta lënë ekipin , prandaj edhe ka firmosur një kontratë për t’u transferuar..”