Simeone pranon rrezikun e Atletikos së tij nga Sevilja!

Është krejt e natyshme që diçka e tillë mund të ndodhë. Atletiko e Madridit nuk është Reali apo Barcelona, dhe as që bëhet fjalë të kualifikohet automatikisht për në Ligën e Kampionëve çdo sezon. Aftësia e trajnerit Simeone dhe drejtimi i mirë i klubit kanë bërë mrekullira, por këtë sezon duket se diçka nuk po shkon. Sevilja ndodhet në vendin e dytë dhe ka gjasa të jetë ajo mes tri të parave të La Ligës, bashkë me Realin e Barçën. Simeone, i ndërgjegjshëm, e pranon rrezikun.

“Ne jemi 6 pikë larg vendit të tretë pas një gjysme të parë jo të rregullt të sezonit, – tha trajneri argjentinas, – Sevilja ka një avantazh të madh që të shkojë në Champions”. Në katër sezonet e fundit ka qenë Atletiko që ka përfunduar ose e para, ose e dyta, ose e treat, veçse barazimi 2-2 në Bilbao e la edhe më prapa, e ndoshta edhe vendi i katërt mund të rrezikohet. Vijarreali është 4 pikë prapa në vend të pestë. Simeones dhe djemve të tij u duhet të paktën të jenë të katërtët, që të synojnë Championsin nëpërmjet plej ofit.

Sfidanti.al