Formula 1 detyron “mbretin” Berni Eklestoun” që të “abdikojë”!

Formula 1 dhe Berni Eklestoun kanë qenë një binom i 40 viteve me radhë. Pronari i kampionatit botëror më të ndjekur të garave të shpejtësisë në të gjithë botën, “u depozitua” apo u detyrua të “abdikonte” nga ata që do të jenë pronarët e rinj, amerikanët e kompanisë “Liberti Media”. Në vend të tij, shef ekzekutiv do të jetë një amerikan me mustaqe (në foto), i quajtur Çejs Keri. Amerikanët realizuan blerjen për një shifër që besohet se është 8 miliardë dollarë.

Anglezi 82-vjeçar ishte njeriu legjendar që e filloi duke shitur pjesë motoçikletash, duke tentuar të bëhej pilot dhe pastaj duke u marrë me skuadra. Bleu Brabhamin për 120 000 dollarë, dhe e shiti shumë vjet më vonë për 5 milionë dollarë. Në vitet 70-të u bë shef ekzekutiv i Formula 1, post që e mbajti deri ditën e djeshme, 23 janar 2017. Nuk besohet se do të ketë ndonjë ndryshim të madh në këtë sport, ndërsa Eklestoun thjesht përsëriti atë që bëri me Brabhamin, veçse në një shkallë më të madhe.

Sfidanti.alf1 amerikani