Lëkura e Arsenalit te Vengerit po rregjet nga humbjet..

Arsene Wenger thotë se nuk është koha për të menduar për diçka tjetër, por të gjejnë zgjidhje për krizën që ka kapluar skuadrën e tij që duket se deri në fund do të ketë një histori edhe më të keqe.

Arsenali ka pësuar humbje 3:1 nga WBA-ja në kuadër të xhiros së 29’të në Premierligë, humbje kjo që momentalisht e lë jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Kjo ishte humbja e dytë me radhë për Arsenalin, që renditet në pozitën e pestë me 50 pikë të grumbulluara, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

“Është për tu shqetësuar, sepse ne nuk jemi mësuar kështu. Duhet të jemi të bashkuar dhe të mendojmë për sfidat e radhës, pasi kemi ndeshje të mëdha para”, tha Wenger pas ndeshjes.