Fitore lilipute e Milanit kundër Xhenovës, të bukura ishin vetëm pikët

Milani nuk ka shkelqyer por ka arritur të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 Xhenoan në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të Serisë A. Futbollistet e trajnerit Montela kanë arritur të mposhtin me rezultatin minimal 1-0 Xhenoan në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të Serisë A, e cila nuk ishte spektakolare, por e marrë peng nga pesha e rezultatit.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 53 pikëve duke mbajtur përkohësisht vendin e 6 në renditje dhe duke iu afruar në vetëm 2 pikë Interit të vendit të 5-të që sot u ndal në barazim me Torinon.