Kutinjo i vjedh trofeun  “Samba de Ouro”… Nejmarit

A ndiheni të befasuar kur futbollisti i Liverpulit, Kutinjo ka marrë trofeun “Samba de Ouro”, duke lënë me gisht në gojë një talent si Nejmar. Në Brazil kanë shije tjetër për virtuozitetin me topin dhe këtë e tregon votimi i fundit për futbollistin më të mirë brazilian në Europë. Nejmar, që kishte fituar dy edicionet e fundit të këtij trofeu, grumbulloi  27,88%, ndërsa Kutinjo “filozofia” e lojës së Liverpulit ka mbledhur 32,12%.

Në vendin e tretë dhe të kartërt janë dy futbollistë brazilianë që luajnë me Realin e Madridit, Kasemiro dhe Marselo. Në listën e 10 lojtarëve  më të mirë është edhe Allen i Napolit me 1,88%.

Sfidanti.al