Kush i jep shpresë Klopit për 4 tituj? … Andi Robertsoni!

Mund të ketë në ekip lojtarë të shkëlqyer, cilësi pa fund dhe filozofinë e futbollit “heavy metal”. Jurgen Klopi i ka të gjitha këto tek Liverpuli, por veçoi një moment në ndeshjen ndaj Njukasëllit që, sipas tij, personifikon gjithçka që po ndodh këtë sezon. “A e patë Andi Robertsonin? – tha trajneri gjerman në formë pyetjeje, – ai vrapoi në minutën e 93-të me shpejtësi 150 km në orë, madje pa pasur ndonjë arsye për ta bërë. Kjo është arsyeja se përse ne po luftojmë për katër trofe”. Të kuqtë kërkojnë Premier Ligën, Championsin dhe Kupën e Anglisë, ndërsa kanë fituar Kupën e Ligës në Angli. Ata janë në konkurrim të ashpër me Man. Sitin në dy vendet e para të kampionatit, janë një hap larg finales së Championsit dhe në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Çelsit.

Sfidanti.al