Humbja e Bajernit në Mainc, tifozët duan mbrapsht lekët e biletave!

Një gazetar i një medieje bavareze, e shprehu shumë bukur ndjenjën e tij pas disfatës së ekipit në Bundesligë. “Unë nuk pagova për këtë ndeshje, por sërish i dua mbrapsht paratë e mia”, – shkruajti. Një kundërthënie, por që nënkupton se Bajernin nuk ia vlente as për ta parë në ndeshjen e humbur në fushën e Maincit me shifrat 1-3. Mediat në Mynih shkruajnë se lojtarët dhe trajneri Julian Nagelsman duhet t’u kërkojnë falje tifozëve, kaq e pabesueshme ishte paraqitja. Pa Tomas Mylerin, presingu u duk inekzistent, ndërsa rezultati 1-3 u cilësua një fat për numrin e madhe të gjuajtjeve që pati Mainci, që goditi 4 herë shtyllën. “Lojtarët duhet të kenë parasysh stemën që mbajnë në gjoks, – tha Nagelsmani i mërzitur thellësisht, – kemi nevojë për pasion, por këtë herë nuk e patëm. Kemi pësuar shumë humbje, dhe që të gjitha në të njëjtën mënyrë”. Bajerni ka dalë ndërkaq kampion i Bundesligës për herë të 10-të radhazi, por kjo gjë nuk pritej.

Sfidanti.al