Padyshim është jo vetëm një lloj vërejtjeje, por edhe një lloj ironie. Jo më kot, Diego Pablo Simeone thoshte për Pep Guardiolën se “ata që dinë të flasin bukur, mundet të tregojnë superioritet edhe kur të lavdërojnë”. Trajneri argjentinas i ka rënë pikës dhe ja që katalanasi nuk e mbajti veten kur u ngacmua për Mohamed Salahun që fitoi titullin e Lojtarit më të mirë të vitit në Premier Ligë, përpara Kevin De Brujnes së Sitit. “Jurgeni e ka thënë se ata kanë portierin më të mirë, portierin e dytë më të mirë, qendërmbrojtësin më të mirë, mesfushorin mbrojtës më të mirë, sulmuesin më të mirë. Pra, është normale që t’i fitojnë të gjithë titujt”. Duhet pak analizë për të zbërthyer kuptimin e këtyre fjalëve, nëse Guardiola i thotë për çmimet individuale, për titujt që Liverpuli mund të fitojë këtë vit, apo për titujt që Siti i tij ka fituar më shumë sesa të kuqtë, pra këtu mund të ketë një ironi.
Sfidanti.al